Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Ai ka bërë me dije ndër të tjera se dy vitet e fundit janë lëshuar 11.3 milionë certifikata digjitale, duke kursyer kohë dhe para për qytetarët.

Lexo edhe :

Related Posts

“Një vendim lidhet me thellimin e reformës së mëtejeshme të ndërmarrëv nga qeveria sa i përket sistemit të gjendjes civile. Shumë shpejt do të mbrojmë në Kuvend dhe më pas të miratojmë në Kuvend ndryshimet për ligjin për sistemin e adresave. Procesi i digjitalizimit të shërbeimneve që ofron gjendja civile, është një ndarje shumë e mirë mes atyre pak shërbimeve që do të mbeten në formën  e tyre tradicionale dhe pjesa tjetër duke rregulluar dhe disa problematika ligjore.

Gjatë dy viteve të fundit janë lëshuar plot 11.3 milionë certifikatra digjitale dhe e përkthyer kjo në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e qytetarëve është 13.2 milionë euro dhe këtu nuk llogaritet as koha e humbur nga qytetarët që kanë marrë këtë lloj shërbimi. Ky revolucion digjital jo vetëm ka kursyer kohë, por edhe ka sjellë kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ne do ta çojmë më tej këtë shërbim.

Tjetra lidhet me adresat. U drejtohem me përulje çdo qytetari shqiptar, është detyrim ligjor deklarimi i vendbanimit dhe i vendqëdnrimit”, tha Balla. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *