E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Në bisedime me Trump”, Zelensky: Diskutohet prania e trupave amerikane në Ukrainë

Kievi ka diskutuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë, tha të hënën Presidenti Volodymyr Zelensky.

Zelensky deklaroi se Kievi ishte i përkushtuar për të vazhduar bisedimet për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se ishte gati të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Zelensky, pak më vonë, do të pasojnë bisedimet në nivel udhëheqësish, të cilat konsiderohen të nevojshme dhe janë planifikuar për 6 janar në Francë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë