Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka nisur fushatën elektorale me qytetarët e lagjes 8 në këtë qytet.

Mes simpatizantëve, Salianji shprehu mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë për vite me rradhë Partisë Demokratike dhe premtoi se pas 25 prillit Korça do t’i rikthehet normalitetit dhe investimeve.

“Është privilegj i jashtëzakonshëm që ditën e parë të fushatës elektorale e nisim nga një bastion i demokratëve. Së bashku me kontributin dhe sakrificën e gjithësecilit prej jush, ta rikthejmë fitoren në nivelet e vitit 2005 në Korçë dhe t’i japim fitoren demokratëve”, tha Salianji.

Sipas tij, Partia Socialiste ka sjellë në Korçë vetëm varfërim, papunësi dhe taksa të larta.

“Të vetmit që janë pasuar janë Niko Peleshi dhe shpura e tyre. Në 8 vite në qeverisje ulëm taksat, bëmë të mundur që shumë njerëz të punësoheshin. Projektet më të mëdha infrastrukturore qarku i Koçës i ka pasur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Sot ka rritje të turizmit në Korçë sepse aksesohet lehtë  për shkak të rrugëve që ka bërë PD. Rrugën Tiranë-Elbasan e ka bërë PD, rrugën Elbasan-Librazhd gjithashtu. Rrugën nga Qafë Thana në Lin, nga Lini në Progradec, nga Pogradeci në Korçë janë të gjitha investime të PD. Po këta çfarë kanë bërë? Cila është arritja më e madhe? Në qeverisje do të bëjmë të mundur që të ketë më shumë para në xhepat e qytetarëve për të rritur konsumin”, tha Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *