Subscribe

Një tjetër hapësirë deri dje e mbuluar nga ndërtime informale, iu kthye qytetarëve të Tiranës. Sheshi në zonën e njohur si “Selvia” ka marrë një pamje tjetër ndërsa edhe busti i heroit kombëtar “Vojo Kushi”, dikur i rrethuar nga objektet pa leje, ka dalë në pah.

 

Nga zemra buron vetëm mirënjohje për të gjithë ata që e kanë rrethuar me shumë dashuri këtë projekt. Një projekt që filloi me sherr, si shumica e gjërave të bukura në Shqipëri, me shamatë, me përplasje me politikanë që kishin bingo, baste, dyqane, që ia kishin hipur sipër Vojo Kushit, si Vojo Kushi tankut. Tani të gjitha duken të kaluara, strese që i përkasin të shkuarës, sidomos kur një punë del mirë dhe ka duk”

 

Veliaj vuri në dukje se ky projekt u zhvillua nën tryesninë e personave të lidhur me politikën.

 

 “Ata që kishin kioskat ishin të gjithë të lidhur me politikën, të lidhur me të fortë, me lloj-lloj interesash, kështu që, edhe puna nën trysni ka qenë jashtëzakonisht sfiduese, por në finale fitoi e drejta, fitoi e mira, fitoi çlirimi dhe jo zaptimi, fitoi puna, edhe jo dhuna”

 

Sheshi tek Selvia është rikonceptuar si një zonë e mbushur me gjelbërim si dhe me më shumë hapësira për kalimin e njerëzve dhe të automjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *