E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ndryshon ligji për kontrata e futbollistëve në Itali, çfarë përfitojnë klubet

Në Itali po përgatiten për një ndryshim të madh ligjor. Një dekret i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave ka zgjeruar kohëzgjatjen maksimale të kontratave të sportistëve nga 5 në 8 vite.

Kjo reformë përfshin futbollin dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si klubet menaxhojnë marrëdhëniet me lojtarët.

Reklamë

Kontratat më afatgjata i lejojnë klubet të amortizojnë investimet për kartonët e lojtarëve në një periudhë më të gjatë.

Kjo ndihmon në përmirësimin e bilanceve financiare dhe rrit qëndrueshmërinë ekonomike. Rregulli i mëparshëm ishte në fuqi për 45 vite.

Ndryshimi i referohet nenit 11 të dekretit të ri, i cili tashmë është në fuqi. Ky hap shihet si pjesë e një reforme më të gjerë të sektorit sportiv në Itali.

Vazhdo të lexosh

Reklamë