Subscribe

Sistemi i taksimit të makinave pritet të ndryshojë rrënjësisht, ku fokusi kryesorë do të jetë: taksa edhe më të larta për automjetet me fuqi të madhe motorike, si dhe për ato që ndotin më shumë ambientin.

 

Aktualisht nuk ka një draft konkret lidhur me nivelin e ri te taksave që do të aplikohen, por Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Financave po punon për disa propozime ligjore të cilat më pas do të marrin miratimin final.

 

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe tregon për  Vizion Plus për këtë draft që do të konkretizohet gjatë muajit shtator.

 

Po punohet për një listë të re taksimi për mjetet, nuk mund të themi se kemi të bëjmë me taksë qarkullimi, por janë taksa të ndryshme që nisin me regjistrimin e mjetit, taksat e luksit. Bëhet fjalë për taksa të diferencuara që do të vendosen dhe që lidhen me natyrën e mjetit. Kemi një erë të re që po fryn në rajon dhe më gjerë në europe ndaj dhe ne duhet t’i përshtatemi situatës, duke u orientuar drejt makinave ekologjike dhe atyre ekonomike,”- thotë Gonxhe.

 

Synimi është për një lehtësim të barrës së taksave për makinat elektrike dhe hibride dhe një rritje për automjetet që ndotin ambientin.

 

Një rëndësi e madhe do t’i jepet diferencimit të ndotjes së makinave, automjeteve të luksit, madhësisë së cilindratëve, pra vlerësohet që të stimulojmë blerjen e makinave të reja, që konsumojnë pak, që janë edhe më ekonomike. Në do të jemi objektiv në propozimin tonë, duke patuar parasysh edhe flotën e mjeteve që qarkullojnë në vend. 

 

Pak kohë më parë qeveria vendosi që të mos lejojë më importin e makinave me kushtet teknike euro 4, që korrespondojnë te vitit të prodhimi nën 2005.

Kjo masë u mor me qëllim reduktimin e ndotjes në vend. Por mesa duket një politikë e tij do të vijojë më tej me sistemin e ri të taksimit që pritet të miratohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *