Hyn në fuqi marrëveshja për ndryshimet klimatike. Shefja e Kombeve të Bashkuara pë Klimën, Patricia Espinosa tha se ky moment është një pikë kthese për mbarë globin. Pakti në fjalë, sipas saj, detyron afro 190 vende të cilët kanë rënë dakord paraprakisht që të reduktojnë emetimin e gazrave të dëmshëm.

Më 12 dhjetor liderët e mbi 190 shteteve votuan pro paktit në Samitin e Parisit. Ky i fudnit synon reduktimin e ngrohjes globale me dy gradë celsius. Presidenti amerikan Barak Obama, një ndër mbështetësit të mëdhenj të marreveshjes deklaroi gjatë samitit se përfundimet e tij përbëjnë një pikë kthese për fatet e planetit dhe në marrëdhëniet mes shteteve. Ndërsa presidenti i këtij Samiti, Fabius tha se kjo konferencë u përmbyll me një pakt shprese për brezat e rinj. Ai shtoi se me pak përpjekje mund të arrihen gjëra të mëdha.

Çfarë përmban marrëveshja?

Marrëveshja për klimën synon reduktimin e emetimit të gazrave nga shtetet me industri të fuqishme; reduktimin e ngrohjes globale me dy gradë celsius; marrjen e masave të para në këtë pesëvjeçar për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes që nga viti 2020 dhe financimin me 100 miliardë dollarë për vendet në zhvillim, ne mënyre qe te aplikojnë politikat e mbrojtjes së ambientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *