Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga kryedemokrati Lulzim Basha që të hapet rruga për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Me anë të një letre, AMT i kujton Bashës një kontratë të nënshkruar një vit më parë, ku PD angazhohet për një sistem zgjedhor ku qytetarët kanë të drejtë të votojnë të lirë.

“Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:

“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore.”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, pa ndërhyrje në Kushtetutë. Nga ana tjetër, AMT shtron edhe çështjen për të diskutuar për një Kushtetutë të re dhe miratimin e saj me referendum në 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *