Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar idenë e çështjes së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

I pranishëm në aktivitetin e një universiteti privat, Bushati tha se Shqipëria duhet të mbajë një rol parimor sa I takon kësaj çështjeje.

 

“Unë bëj pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e shoh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër. Por nga ana tjetër gjëja që më shqetëson më pak nga çdo gjë tjetër është çka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbisë në Ballkan, apo rehabilitimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne si Shqipëri na takon të mbajmë një qëndrim parimor përsa i përket kësaj çështje. Këtu ka diplomatë që kanë punuar në shërbim të vendit dhe mund ta dëshmojnë këtë që po them, për politikën shqiptare pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Që kështu nuk besoj se mund të ketë politikanë në Shqipëri të mos respektojë të njëjtën gjë dhe përsa i përket integritetit territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë njeri kurajo në Shqipëri që të apikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar për 30 vjet me fqinjin tjetër, që është sot Maqedonia e Veriut.”

 

Bushati tha se të dy vendet nuk duhet të ofrojnë zgjidhje të shekullit të 19 për t’I dhënë zgjidhje problemit por të fokusohen tek individi.

 

“Pra, foksui i gjithë këtij procesi në gjykimin tim duhet të jetë individi, qytetari europian, pavërsisht në rast se është i Kosovës, në rast se është i Serbisë apo nesër pasnesër,i një vendi tjetër dhe jo tendenca për të ofruar zgjidhje të shekullit të 19 si receta për shekullin e 21”.

 

Ish-shefi diplomacisë shqiptare u ndal edhe tek çështja e deletimitimit të marrëveshjes detare mes Shqipërisë e Greqisë. Ai tha se marrëveshja mes Shqipërisë e Greqisë është e ndryshme nga ajo e Kosovës e Serbisë.

 

“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes se ku palët dhe se si palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit, unclos-it, e cila e përcakton qartë metodat që shtetet mund të zgjedhin për të bërë këtë proces. Më pas kombinimi i këtyre metodave në mënyrën se si përzgjidhen këto metoda jep dhe rezultatin final në praktik. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk kanë të njëjtën fuqi e peshë përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, dhe çdo lloj procesi që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe kufijtë detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra-tjetrën, pranojnë që të zbatojnë disa parime të së drejtës ndërkombëtare të cilat janë të njëjta për të dy shtetet. Prandaj është shumë e rëndësishme që kur ne analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kemi parasysh faktet e mirënjohura, qoftë në aspektin historik por dhe ato që na ofron me shumicë e drejta ndërkombëtare”

Leave a Reply

Your email address will not be published.