Subscribe

Ekspertët e Venecias në opinionin e tyre paraprak rekomanduan që Kodi Zgjedhor të mos ndryshojë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ky rekomandim i mbyll derën kërkesës së opozitës për të rikthyer koalicionet sipas modelit të vjetër; edhe pse Enkelejd Alibeaj Venecia ka hapur disa mundësi të reja.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

ANETAR I KRYESISE, PD

“Në fakt nuk e ndaj opinionin tuaj që ka mbyllur derën Venecia. Në fakt Venecia ka hapur një derë të madhe për të dhënë zgjidhje, dhe cila është. Së pari ka konstatuar që procedura politike e miratimit të ndryshimeve kushtetuese fillimisht dhe pastaj ndryshimeve të kodit zgjedhor janë zhvilluar me shpejtësi, me nxitim, pa konsultim.”

 

Së dyti në leximin e PD, Venecia ka vënë në dukje se ky model koalicioni mund të ketë ndikim kur rezultati është i ngushtë.

 

 “Po është e vërtetë që ka thënë që ndoshta efekti nuk është aq I madh për shkak të  heqjes së koalicioneve, por është I tillë I cili mund të bëjë edhe ndryshimin e mandative , aq mandate sa duhet për të përcaktuar nesër kryeministrin, që do të thotë partinë apo koalicionin që duhet të jetë në qeverisje.”

 

Tashmë që beteja për ligjin është mbyllur, pritet që PD të përcaktojë strategjinë si do të garojë në zgjedhje; duke qene se për herë të parë pas 15 vjetësh koalicioni duhet të paraqesë një listë unike kandidatësh.

 

 “Ne do të bëjmë gjithçka që do të jetë e mundur, dhe i kemi mundësitë dhe jemi të qartë madje se cila do të jetë taktika elektorale e cila  do të optimizojë votën e shqiptarëve për të rrezuar këtë regjim.”

 

Ende nuk ka qëndrim publik nga koalicioni opozitar nëse në 17 shkurt në KQZ do të regjistrohet vetëm Partia Demokratike e cila do të përfshije në listën e saj të kandidatëve të gjithë aleatët, apo do të regjistrohen Pd e Lsi për të garuar me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *