Rokadë në policinë e shtetit. Disa drejtorë në polici dhe shefa komisariatesh, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë. Ndryshimet nisën me Drejtorin e Krimeve te Renda, Ardian Çipa, i cili u largua nga ky post, për të shkuar tek drejtoria e mbrojtjes së dëshmitarëve.

 

Ndërkohë, burimet thanë për Vizion Plus se pritet të ketë largime në qarqet Berat, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër dhe Durrës. Ndonëse nuk ka ende një komunikim zyrtar për ndryshimet, bëhet me dije se ato vijnë si pasojë e ngjarjeve kriminale, por edhe performancës së ulët ne zbulimin e parcelave me kanabis.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *