E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ndryshim historik në Hungari! Peter Magyar rrëzon Orban pas 16 vitesh në pushtet

Një zhvillim historik është shënuar në Hungari, ku lideri i opozitës Péter Magyar ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke i dhënë fund 16 viteve në pushtet të kryeministrit Viktor Orban.

Sipas rezultateve paraprake, Péter Magyar dhe partia e tij Tisza Party kanë siguruar 135 vende nga 199 në parlament, me mbi 45% të votave, duke marrë një shumicë të fortë.

Ndërkohë, Fidesz e udhëhequr nga Viktor Orban ka siguruar vetëm 57 mandate, sipas të dhënave nga Europe Elects.

Në një reagim në rrjetet sociale, Péter Magyar bëri të ditur se Orbán e kishte uruar në telefon për fitoren, ndërsa falënderoi qytetarët për mbështetjen.

Reklamë

Megjithatë, ai ngriti shqetësime për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, duke deklaruar se partia e tij ka marrë ankesa për mashtrime dhe përpjekje për të ndikuar në rezultat.

“Kushdo që kreu ose nxiti mashtrim zgjedhor do të mbahet përgjegjës para ligjit,” paralajmëroi ai, duke shtuar se do të ketë hetime dhe masa ligjore nëse këto pretendime konfirmohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë