Opozita e bashkuar të hënën ka zhvilluar një takim larg syrit të medias, ku duket se kanë diskutuar në lidhje me platformën e ndërmarrë si një mënyrë për të dalë nga kriza në të cilën ndodhet vendi.

 

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetari i PDK, Nard Ndoka I cili nga studio e lajmeve qëndrore në Vizion Plus ka dhënë detaje në lidhje me atë çfarë është diskutuar në takim.

 

Ndoka në fjalën e tij është shprehur se në këtë takim është diskutuar në lidhje me platformën që opozita po harton për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi si e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza dhe se sipas tij në këtë takim janë njohur dhe me takimet që lideri i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar me faktorin ndërkombëtar kohët e fundit.

 

Ndër të tjera nga studio e lajmeve në Vizion Plus, Ndoka theksoi se opozita është më e bashkuar se kurrë dhe ka një agjende të saj në lidhje me hapat dhe aksionin e mëtejshëm por sipas tij të fokusuar janë tek Integrimi i Shiqipërisë.

 

Në kantinën e zotit Duka si ishte takimi si ishte kantina?

Ishte një takim i thirrur nga zoti Basha dhe besoj se ishte një zgjedhje e të gjithëve që të ishim në një ambjent të qete pavarsisht se diskutuam për platformën e opozitës për agjenden ishte një informim nga Bashan ë lidhje me kontatet që ai ka pasur me faktorin ndërkombëtar për rrugën e integrimit.

 

Çfarë ju tregon zoti Bashan ë lidhje me faktorin ndërkombëtar, ë bëj këtë pyetje pasi duket se SHBA dhe BE janë dhe mbeten të distancuar  nga veprimi radikal I opozitës nga dalja nga sistemi politik le ta themi.

Ky është një kapitull i mbyllur, ky është fakt i kryer nuk mund të rikthehemi më, kuptohet se nuk ka pasur një dashamirësi nga ana e tyre për veprin tonë, një veprim radikal por që tashmë të gjithë dhe faktori ndërkombëtar kërkon mënyrën e zgjidhjes se si do të dalim nga kriza edhe padiskutim që opozita është e fokusuar për të dhënë idetë dhe mënyrat e veta se si e shohim ne daljen nga kjo spirale ku është futur vendi.

 

Si e shikoni dialogun me zotin Rama të mundur apo të pamundur, kam parasysh se Basha nuk ka lëvizjen që e përjashton takimin dhe përfshirjen e Ramës në negociatat politike, ndërkohë që ju dhe kolegët tuaj nuk keni qenë kaq radikal. LSI ka “toleruar”, në këtë drejtim, si mendoni?

Është një debat shumë i parëndësishëm se si do të jetë takimi, sepse kuptohet se faktori politik shqiptar duhet të takohet dhe të dialogojë por duhet të marrë vendime. Nëse do të ketë një agjendë të mirëpërgatitur nga Rama, që e kupton përgjegjësinë e kësaj krize duke qenë dhe vetë shkaku i krijimit të kësaj krize nuk besoj se ka pengesa. Ai duhet të shprehë gadishmërinë të marrë përgjegjësinë për të zgjidhur krizën qoftë edhe në këto kushte që i ka të qarta se njëri nga vendet lider në BE e ka bërë të qartë që madje nga 6 pikave ka dhe dy pika bazë në zgjendën e vet. Duke e parë këtë sens, besoj se Rama e ka të drejtën e tij si kryetar i PS-së të ulet në tryezë.

 

Opozita e bashkuar po përgatit atë që ju e quani një platform për daljen nga kriza, dhe në këtë platform ju thoni se do të paraqisni mënyrën se si duhet reformuar drejtësia si duhet të refermohet sistemi zgjedhor etj. Po për reformën në drejtësi si mendoni ju se do të paraqisni një platform një opzion të pranueshëm ndërkohë që faktori ndërkombëtar dhe shumica nuk e ka këtë vullnet. Si do ta bëjë të pranueshme opozita këtë platformë?

E para nuk ka një platformë për reformën në drejtësi, ka se si e gjykon opozita që ne me të vërtetë do të bëjmë një reformë të prekshme dhe të pranueshme nga palët kjo është e rëndësishme pasi ka disa devijanca nga ana e PS-së për ta kapur sistemin e drejtësisë madje në shumëcinën e rasteve është shkelur edhe kushtetuta, pra kjo është qasja që mund të ketë opozita që mund të ketë thjesht përta riparuar ose për ti bërë çështjet të kompromisit dhe të konsensusit dhe për ta kthyer në legjitimitet, reforma është votuar nga të gjithë ne në parlament por PS-ja I ka devijuar disa çështje.

 

A mund të thuhet se protesta në rrugë të organizuara nga opozita nuk do të ketë para datës 18 tetor kur do të jepet në Bruksel vendimi për Shqipërinë për hapjen ose jot ë negociatave?

Jo nuk mund të them se kjo është e konfirmuar, opozita ka tashmë agjendën e vet të organizimit dhe të platformës. Ne datën 18 e kemi si një datë historike në këto moment siç kemi të qartë dhe se Rama ka marrë përgjigje të qartë mohuese negative, kjo është e padiskutueshme nuk do të happen negociatat, kjo dihet pasi zoti Rama është paraqitur mbas 3 vitesh rresht me 6 kërkesa të pa realizueshme të pa plotësuara, i kishin lënë detyrat e shtëpisë dhe u paraqit para Merkelit me një fletore të detyrave të Zahos me disa vizatime, nuk ishin ato detyrat  që I ishin ngarkuar kryeministrit shqiptar por ishte plotësimi i disa kërkesave taksative të cilave u janë shtuar edhe të tjera. Ai ishte i traumatizuar nga ky takim dhe dihet përgjigja që ai ka marrë. Ne do e respektojmë si opozitë e përgjithshme për të treguar vëmendjen tonë ndaj integrimit. Për fatin e mirë kemi një opozitë të unifikuar përballë një të vetmuari që është Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *