Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Menkulas të Devollit një ditë më parë ku mbeti I plagosur Vasil Begolli.

 

Ai u qëllua me sepatë pas kokë nga bashkëfshatari i tij Vasil Babinis 63-vjec, I cili u arrestua sot nga forcat e rendit.

 

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Ervis Begolli ka rrëfyar ngjarjen e rëndë :

 

Autori dhe i plagosuri po luanin me letra në lokal. Kanë filluar debatin me njëri tjetrin për lojën me letra. Kemi ndërhyrë fillimisht për ti qetësuar dhe të dy kanë vazhduar lojën. Pas 30 minutash filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri-tjetrin. Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morrëm vesh që konfikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur.

 

Banorët thanë se të dy personat nuk kanë patur konflikte më parë.

 

“Janë zënë për lojën me letra pasi kanë qenë edhe në gjendje të dehur”.

 

73-vjeçarin Vasil Begolli, do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *