E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndodh në Elbasan, 54-vjeçari i vjedh makinën “Range Rover” të vëllait

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan. Policia njofton se ka vënë në pranga një 54-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur makinën tip “Range Rover” të vëllait.

Mësohet se është arrestuar shtetasi T.H, 54 vjeç, pas denoncimit të vëllait të tij, shtetasit L.H, 52 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”. Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi L. H., 52 vjeç, se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”, shërbimet e Policisë mesditën e djeshme, kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”, dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasinT. H., 54 vjeç, (vëllai i shtetasit L. H.), që u kap duke drejtuar automjetin”, njoftoi policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë