Duke kujtuar 28-vjetorin e vrasjes së kryeprokurorit italian Giovanni Falcone, deputeti Andi Përmeti i është drejtuar me një letër të hapur SPAK.

Ai kërkon nga SPAK që të fillojë hetimet kryesisht për ata politikanë që kanë 30 vjet që e shkatërrojnë vendin. Sipas tij, hetimet duhet të fillojnë nga rrogat dhe të ardhurat e deklaruara nga politikani, familjarët e deri te kushërinjtë e parë të tij, në mënyrë që të kuptojë se kush i justifikon dhe kush jo ato para.

Përmeti theksoi se shqiptarët presin shumë prej këtij institucioni të ri të drejtësisë.

“Në 28 vjetorin e vrasjes së Giovanni Falcone. “Ndiq lekët dhe do të gjesh mafian”. Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtësi! Fillo hetimin kryesisht për këdo politikan që ka 30 vite që shkatërron këtë vend. Hetimi është i thjeshtë. Rroga dhe të ardhurat e deklaruara që kanë: politikani, gruaja/burri, fëmijët, nusja/dhëndri i politikanit. Familjarët e politikanit deri te kushërinjtë e parë. Familjarët e gruas/burrit të politikanit deri të kushërinjtë e parë. Heto a i justifikojnë të gjithë këta persona me rrogat dhe të ardhurat ndër vite: Shtëpitë, vilat, tokat, makinat luksoze, llogarite bankare. Aksionet nëpër kompani dhe bizneset e ndryshme. Pagesat me qindra mijëra euro për shkollimin e fëmijëve nëpër botë. Pushimet përrallore të tyre dhe të fëmijëve të tyre. Shpenzimet mujore për shoferë/shoqërues/zyra. Kreditë që kanë marrë dhe mënyrën si i kanë larë. Investimet e vogla në bashkëpunim me bizneset që më pas i janë shumëfishuar nga fitimet. Kini guxim! Sado t’i kenë fshehur, sado t’i kenë pastruar lekët e fituara, kanë vjedhur, rrëmbyer dhe përlarë kaq shumë lekë të taksapaguesve shqiptarë ndër vite, sa diku do kenë lënë gjurmë, diku do t’i kenë shpëtuar pa i fshehur. Mos u gënjeni nga deklarimi i pasurisë. Hetoni vet në e doni ketë vend, në doni drejtësinë por mbi të gjitha nëse nuk jeni dhe ju njësoj si ata. Shqiptarët presin shumë nga ju.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *