Subscribe

Radhën për të dhënë qëndrimet e tyre për zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në prag të samitit të Procesit të Berlinit e kishte forumi i shoqërisë civile.Organizmat jo-fitimprurës nga të gjashtë vendet e rajonit dhe jo vetëm kërkuan një mbështetje më të madhe financiare për vendet në proces anëtarësimi, çështje e cila do të përbëjë edhe kryetemën e diskutimit në takimin e së hënës mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

 

IGLI HASANI

MINISTER I JASHTEM

 

Paralelisht me procesin e negociatave të anëtarësimit dhe jo zëvendësimin e tij, ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe mbështetja e konvergjencës ekonomike të vendeve të rajonit me BE-në, duhet të përcaktojë axhendën e re të BE-së për prioritizimin e rajonit tonë dhe angazhimin me të.

 

Integrimi i tregut rajonal në atë evropian tha Ministri i Jashtëm Igli Hasani kërkon jo vetëm një qasje të re nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor por edhe më shumë mbështetje financiare në konkretizimin e projekteve në terren.

 

IGLI HASANI

MINISTER I JASHTEM

 

Qasja aktuale, me alokimet buxhetore të kufizuara nga IPA së pari, dhe fondet e kohezionit pas arritjes së anëtarësimit, nuk mund të sjellë rezultatet që ne synojmë të gjithë, në aspektin e konvergjencës.Paneli Ekonomik dhe i Investimeve është një mjet i mirë, por shumë një mjet i bazuar në projekte. Ai është ndërtuar kryesisht mbi projekte që vijnë nga rajoni, por ne kemi nevojë për vizionin afatgjatë dhe strategjik të politikës së kohezionit. Pra, ne kemi nevojë për një qasje të re dhe gjithashtu për një mbështetje financiare të gjallëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *