Pas arrestimit te ish deputetit, Jurgis Çyrbja jane SPAK ka njoftur zyrtarisht se ish ligjvënësi ka qenë përdorues i aplikacioneve SKY dhe ka ndihmuar grupet kriminale me informacion. hetuesit kane arritur ne perfundimin se nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik të paidentifikuar kanë nxjerrë sekrete shtetëore në shtatë raste.
“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim”, thotë SPAK.
Lexo edhe :
Related Posts
Prokuroria njofton se për vënien në dijeni të personave në kërkim ish- deputeti është angazhuar personalisht ose përmes personit tjetër të arrestuar, Ahmet Masha, kunati i vëllait te tij.
Nga aplikacioni është zbardhur se ai ka ndihmuar pronarin e kompleksit, “Golden”, Altin Hajri të fshihet nga autoritetet kur po kërkohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
“I hetuari Jurgis Çyrbja për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar të hetuarit dhe të shpallurit në kërkim ndërkombëtar për vepra shumë të rënda penale, Altin Hajrit favorizime të ndryshme duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, njofton SPAK.
Nga ana e tij Altin Hajri në këmbim të favoreve i ka ofruar Çyrbjas mbështetje dhe vota kur kandidonte për deputet në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Mbrëmjen e 20 tetorit ish- deputeti u prangos me urdhër të prokurorisë antikorrupsion. Bashkë më të u arrestua edhe Ahmet Masha ndërsa u shpall në kërkim për të dytën herë edhe Altin Hajri. Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar pesë telefona celularë; një hard disk i jashtëm; një pajisje regjistrimi në formë pakete para dhe dokumente pronësie.
Ndaj te arrestureve rëndojnë tri akuza, korrupsion aktiv e pasiv, tregimi i sekretit shtetëror dhe përkrahja e autorit të krimit.
Ndërkohë, Jurgis Çyrbja u mor i pandehur nga i organi i posaçëm i akuzës më 11 tetor edhe për shpërdorim detyre gjatë kohës kur drejtonte kadastrën e Durrësit. Kallëzimi për ish- ligjvënësin u bë nga deputeti demokrat Edi Paloka nën dyshimet se kishte abuzuar me detyrën përmes legalizmit të ndërtimeve në këmbim të votave. /vizionplus.tv









