Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se...

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci moderne për...

Rusia nxjerr për herë të parë në det nëndetësen...

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin Kurtit kur...

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo...

Ndihmësi i Zelenskyt: Ukraina nuk planifikon pushtim të territorit rus

20 Gusht 16:17

Ukraina vazhdon të çojë përpara inkursionin e vet në rajonin kufitar rus, Kursk dhe tani kontrollon qindra kilometra katrorë të territorit, mirëpo me veprimet e saj synon të krijojë një zonë neutrale dhe jo të pushtojë toka ruse, ka thënë udhëheqja ukrainase.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 19 gusht se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e 92 vendbanimeve në rajonin Kursk të Rusisë dhe tani kontrollojnë më shumë se 1.250 kilometra katrorë të territorit të armikut, në vetëm dy javë prej nisjes së inkursionit të befasishëm në anën tjetër të kufirit.

Zelensky ka thënë se forcat ukrainase janë duke përmbushur objektivat e tyre teksa çojnë përpara inkursionin në Kursk, ndërsa Moska e ka pranuar që Ukraina e ka dëmtuar urën e tretë mbi lumin Sejm, objekt kritik për lëvizjet e trupave ushtarake ruse në rajon.

Mirëpo, njëri prej këshilltarëve më të lartë të Zelenskyt, Mykhaylo Podolyak, ka thënë për televizionin Current Time – projekt i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës se për dallim prej pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, operacioni i Kievit e ka një synim të qartë, dhe është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar, por edhe mbron popullatën civile.

“Ukraina nuk synon të zaptojë territore të populluara apo të pushtojë këtë territor”, ka thënë Podolyak më 19 gusht.

Ukraina e ka nisur kundërofensivën e befasishme në rajonin Kursk, më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës dy vjeç e gjysmë në Ukrainë, dhe duke detyruar 120.000 njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre.

Zelensky ka thënë më 18 gusht se detyra kryesore e Ukrainës është “të shkatërrojë sa më shumë potencial rus, dhe të kryejë kundërsulmin me kapacitet maksimal”, me qëllim të krijimit të një zone neutrale.

Podolyak e ka sqaruar nevojën e një zone të tillë, duke thënë për televizionin Current Time se Moska ka kryer sulme në infrastrukturën ukrainase prej zonave kufitare.

“Përgjatë kufirit, përfshirë rajonin Kursk, artileria është e pozicionuar një ose dy kilometra larg kufirit shtetëror, janë të pozicionuara lëshueset e raketave balistike, sistemeve të ndryshme raketore. Shiheni rajonin Sumi, që është në anën e kundërt të rajonit Kursk. Rreth 500-600 bombardime janë kryer brenda ditës në atë rajon. Duke zhvendosur armët ruse në një thellësi prej 100 kilometrash, do të mund të mbrojmë popullsinë civile në qytezat kufitare ukrainase, sikurse në Çernihiv, Sumi dhe Harkiv”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatë tjerë të Ukrainës i kanë vënë kufizime Kievit se kur mund të përdorë armët e Perëndimit, pasi ekzistojnë shqetësime se lufta mund të përshkallëzohet.

Megjithatë, Podolyak ka thënë se një përshkallëzim i tillë mund të ndodhë vetëm nëse Ukraina vepron në mënyrë të njëjtë sikurse Rusia.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Ukraine Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit të CIA-s në Moskë?

më shumë...

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

më shumë...

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli francez rrëzon ankimimin, lë në qeli Ermal Beqirin

më shumë...

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Cila ishte arsyeja e udhëtimit të Drejtorit...

10:43

Erdogan sulmon Izraelin: Gjenocidistët do të mposhten!

10:19

Nga antibiotikët te qetësuesit, këto janë ilaçet...

9:54

“Mund të ikja edhe në Dubai”, Apeli...

9:07

Zjarr mbi Kaninë, era e fortë favorizon...

8:47

Zjarret në vend, ja si paraqitet situata

8:40

Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më...

8:28

Ndërron jetë ikona e muzikës country

7:50

Takimi qeveritar në Pogradec, Hoxha: Një diplomaci...

7:25

Rusia nxjerr për herë të parë në...

7:04

Zbardhet dokumenti që synonte rekrutimin e Albin...

6:53

Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e...

6:27

“Mund të mos më shohësh më, të...

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.