Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë të ditur se i ka kërkuar informacion Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore lidhur me transparencën mbi fondet e vëna në dispozicion nga qeveria për mbarëvajtjen e situatës për shkak të pandemisë.

 

Në një postim në “Facebook”, Ademi kërkon informacion se sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihma ushqimore dhe ato jo ushqimore, si dhe sa është sasia e pkove që ka përfituar secial nga 61 bashkitë e vendit.

 

“I jam drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe kam kërkuar informacionin e mëposhtëm:
1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?
2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?
3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje? Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë. Me të drejtën që jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkoj transparencë të plotë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *