E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia arreston zjarrëvënsit, tre persona përfundojnë në pranga në Dimal, Korçë e Fier

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme në disa qarqe të vendit. Si rezultat, janë arrestuar dhe proceduar penalisht disa persona.

Në Dimal një 63-vjeçar, banues në fshatin Poshnje, u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke shkrumbuar bimësi dhe rrezikuar banesat përreth.

Edhe në fshatin Gështenjas në Korçë, një 41-vjeçare u procedua penalisht pasi nga pakujdesia ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, por flakët kane djegur një siperfaqë te mbjellë me pemë frutore.

Edhe në Fier një 51-vjeçar përfundoi në pranga pasi ndezi zjarr pranë shinave të trenit në lagjen “16 Prilli”, për të pastruar tokën nga barishtet. Për pasojë, u dogjën mbajtëset e shinave të linjës hekurudhore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë