Policia e Shtetit në bashkëpunim me IKMT vijon krehjen e të gjithë zonave bregdetare me qëllim ndëshkimin e krimeve mjedisore dhe atyre që kanë zaptuar plazhet me ndërtime pa leje.

Në fshatin Rinia në Durrës , shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.

Për këtë arsye policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.

Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *