Subscribe

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka akuzuar opozitën se e mbajti peng zhvillimin e zonës së njohur me emrin Astiri, duke bllokuar projektin e Unazës se Madhe. Ndërsa ka prezantuar kandidatin socialist në këtë zonë, Plarent Ndreca, Veliaj ka premtuar ndërtimin e 3 shkollave te reja.

“Do të fillojmë shumë shpejt me 3 shkolla, 2 në një anë të Lanës, 1 në anën tjetër. Herën e fundit që isha, u hap qendra shëndetësore, pastaj nisi vaksinimi. Kolegët e bashkisë po shihnin bulevardin e ri “Migjeni”, ku ne do vëmë edhe qendrat mobile, qendrat e votimit, për t’u siguruar që kemi edhe aty një hapësirë publike ku mund të përdoret për ditën e votimeve. Unë nuk i mbaj mëri njerëzve në përgjithësi, por një gjë që e kam peng kur vjen puna te kundërshtarët tanë, është vjedhja e kohës. 3 vjet u vodh koha me projektin e Unazës së Madhe, e cila është e parikuperueshme.”

Veliaj ka premtuar investime të reja në këtë zonq, ku jetojnë rreth 90 mijë qytetarë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *