Subscribe

Sot po zhvillohet finalja e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri si qendër tjetër e qytetit, ku garojnë për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: 51N4E (Belgjik) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë).

 

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, u shpreh se pas marrëveshjes me ekipin e Manchester City-t, do të hapet në Durrës akademia e tyre në vendin tonë.

 

Numri një i qeverisë theksoi se, është marrë ekskluziviteti për të qenë një qendër për të gjithë rajonin. Nëse do bëhet një akademi e dytë në Ballkan, akademia e Durrësit do të jetë partnere.

 

Pas marrëveshjes me ekipin e Manchester City-t, do të hapet në Durrës akademia e tyre në vendin tonë, në këtë qytet.

 

Kemi marrë ekskluzivitetin për të qenë një qendër për të gjithë rajonin. Nëse do bëhet një akademi e dytë në Ballkan, akademia e Durrësit do të jetë partnere.

 

Ne duhet të ngremë grupin tonë ‘Durrës City’, e cila në të ardhmen do të ngrihet si ekip, si Melburne City apo Neë York City. Kemi mbi 100 mijë shqiptarë që janë të regjistruar në sistemet europiane sportive.

 

Do të vazhdojmë më tutje me federatën edhe për krijimin e sistemeve mbështetëse që janë fushat e futbollit. Do të kemi një fushë të dedikuar futbolli dhe pak nga pak edhe më komplekse sesa një fushë futbolli”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *