Satelitë dhe dronë për monitorimin e territorit për të evidentuar ndërtimet pa leje. Ky ishte paralajmërimi i kreut të qeverisë Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur ditën e sotme me kryebashkiakët e vendit.
Shefi i qeverisë tha se do të ndërtohet një qendër e monitorimit të ndërtimeve, ndërsa një paralajmërim e kishte edhe për arkitektët, të cilët rrezikojnë të humbasin licencën nëse bëhen palë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit.
Rama: Me projektin e ri që kemi nisur në një fazë të avancuar me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit duhet të mbështet nga një fuqi e madhe teknologjike, me satelitët, dronët dhe me një strukturë të dedikuar. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve, agjenica e zhvillimit të territorit ka përgatituir edhe një rregullore të re për të gjitha kompanitë e ndërtimt. Arkitektë që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit, nuk mund ta gëzojnë më licencën dhe do të përballen me pasoja penale. Ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa fimrën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepet./vizionplus.tv




