E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Ndërtesat duhet të pajisen me certifikatë energjie

Ilustrim · Vizion Plus

Për herë të parë të gjitha godinat private dhe shtetërore do të pajisen me certifikatën e energjisë. Këtë proces do ta zhvillojë dhe monitorojë në terren trupa e audituesve, qe sapo ka nisur të formësohet.

Agjencia për efiçencën e energjisë pas vlerësimit paraprak ka testuar 82 aplikantë, të cilët pas testimit duhet të vlerësohen pozitivisht minimumi në 50% te pyetjeve.

Duke iu referuar legjislacionit në fuqi, të gjithë objektet që do të ndërtohen duhet të jenë të pajisura me këtë certifikatë, si dhe objektet që shiten apo jepen me qira.

Ndërkohë që agjencia saktësoi se Shqipëria ka nevojë për 300 deri në 400 auditues.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh