Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur durrsak, Lutfi Hoxha. Lajmi është dhënë nga familjarët e tij. Lutfi Hoxha është një nga aktorët e parë që themeluan teatrin “Aleksandër Mosiu” në Durrës, ndërkohë që ka interpretuar në dhjetëra role në kinematografi. Homazhet do të zhvillohen ditën e nesërme pranë teatrit “Aleksandër Moisiu ” në qytetin e Durrësit.

 

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj. Dalja në pension nuk i solli apati profesionale, përkundrazi. Vijoi t’i përgjigjet ftesave të regjisorëve. Luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *