Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e...

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për...

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën...

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes për Ngushticën...

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet”...

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin...

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në Rusi: Po...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e...

I mituri 14 vjeç hap zjarr në shkollë, vret...

Tabaku: Përjashtimi i KAYO-s nga TVSH-ja, një tjetër skemë...

Ndërroi jetë në ambientet e burgut 313, familja e Besnik Koçiut akuzon institucionet për neglizhencë: E lanë të vdiste në qeli

26 Korrik 11:37

Familjarët e Besnik Koçiut, i cili ndërroi jetë në paraburgimin e Burgut 313 në Tiranë, kanë reaguar përmes një letre të hapur, duke ngritur akuza të forta ndaj institucioneve për neglizhencë sistematike dhe mungesë të trajtimit mjekësor, që sipas tyre çuan në vdekjen e 51-vjeçarit.

Sipas deklaratës së tyre, Koçiu nuk vdiq si pasojë e ndonjë sëmundjeje të pashërueshme apo fatkeqësie natyrore, por si pasojë e “një zinxhiri vendimesh të gabuara dhe shpërfilljeje institucionale”, në një kohë kur, sipas tyre, kishte ende mundësi për ta shpëtuar.

Ai ndodhej në paraburgim për një ngjarje aksidentale, ku një person ishte plagosur lehtë nga një armë sportive (manovër). Megjithëse viktima e incidentit kishte falur menjëherë Koçiun dhe nuk kërkoi ndjekje penale, autoritetet vendosën arrestimin e tij për veprën penale të parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Familjarët theksojnë se në çdo hallkë të sistemit që nga arrestimi, prokuroria, deri te vendimi i gjykatës u shpërfillën të gjitha rrethanat lehtësuese, përfshirë dokumentacionin zyrtar mbi gjendjen e rënduar shëndetësore të Besnik Koçiut, i cili vuante nga diabeti i avancuar, ishte invalid (grupi II), dhe kishte kaluar ishemi cerebrale dhe trombozë.

Gjykata vendosi masën më të rëndë të sigurisë arrest me burg pavarësisht dokumenteve që provonin se i ndjeri kishte nevojë për trajtim të specializuar mjekësor. Sipas familjes, edhe Burgu 313 nuk i ofroi kujdesin e duhur shëndetësor.

Më tragjikja, sipas dëshmisë së të afërmve, ishte se në natën e fundit të jetës, pavarësisht thirrjeve të bashkëqelive për ndihmë mjekësore, Besnik Koçiu u izolua dhe la pa përkujdesje. Ai ndërroi jetë i vetëm, në një dhomë tjetër, larg ndihmës dhe njerëzve të afërt.

“Vetëm dy ditë më parë ai na tha me zë të ulët: ‘Do vdes këtu.’ Dhe ashtu ndodhi,” thuhet në letrën e familjes.

Ata kërkojnë hetim të thelluar dhe zbardhje të plotë të rrethanave të vdekjes, jo për hakmarrje, por për drejtësi dhe ndërgjegjësim institucional. “Kjo nuk është vetëm çështje ligji, por çështje humanizmi dhe dinjiteti njerëzor,” përfundon letra.

LËTER E HAPUR – NGA FAMILJA E BESNIK KOÇIUT

Tiranë, 25 Korrik 2025

Dje, Besnik Koçiu, 51 vjeç, ndërroi jetë në burgun 313 Tiranë, më saktë në para-burgim. Dhe jo nga sëmundja. Jo nga fati. Por si pasojë direkte e shpërfilljes institucionale, e neglizhencës sistematike dhe e një zinxhiri vendimesh që morën jetën e tij, kur ende kishte kohë…

Besnik Koçiu ishte përfshirë në një ngjarje aksidentale, ku për pasojë një person tjetër u plagos në këmbë nga një armë sportive (manovër). Ngjarja ndodhi padashje, një gabim njerëzor si ato që mund t’i ndodhin kujtdo. I dëmtuari, jo vetëm që nuk kërkoi ndjekje penale, por e fali menjëherë.

E megjithatë, Besniku u arrestua në flagrancë me dyshimin se kishte konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Mënyra se si u trajtua ishte larg çdo standardi njerëzor dhe ligjor. Dhe gjithçka nisi që në momentin e parë:

Policia vendosi menjëherë arrestimin, pa bërë një vlerësim të plotë dhe objektiv të rrethanave. Arma e përfshirë ishte një armë sportive (manovër), e blerë me dokumentacion përkatës, dhe ngjarja kishte ndodhur padashje.

Nuk u morën parasysh dëshmitë e paraqitura nga familjarët dhe mbrojtja, përfshirë statusin si person me aftësi të kufizuara (grupi II), diabetin e përparuar (me katër lloje insuline, njëra me përbërje specifike, ngjyre kafe), isheminë parciale të pësuar muajt e fundit, si dhe trombozën e rëndë të kaluar gjashtë muaj më parë.

Të njëjtat rrethana u shpërfillën edhe nga organi i akuzës, në momentin e administrimit të akteve dhe nisjes së çështjes në gjykatë me kërkesën për caktim të masës së sigurisë.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtjes dhe administrimit të dokumenteve zyrtare siç I kërkon ligji, përfshirë certifikatat mjekësore të QSUT-së, statusin e invaliditetit, dhe diagnozat e tjera serioze, vendosi t’i injorojë të gjitha.

Në vend që të shqyrtonte mundësinë e një mase sigurie më të përshtatshme, vendosi masën më ekstreme: “arrest me burg”. Institucioni i vuajtjes së dënimit, Burgu 313, nuk tregoi kujdesin dhe ndjeshmërinë minimale njerëzore për një të paraburgosur me probleme serioze shëndetësore.

Natën e parafundit të jetës së tij, ai ndante dhomën me disa të burgosur të tjerë, të cilët, duke parë përkeqësimin e dukshëm të gjendjes së tij, kërkuan nga administrata që të ndërhynte. Por në vend që të dërgohej për trajtim mjekësor, Besniku u largua nga dhoma dhe u izolua, në një ambjent tjetër.

Aty ai ndërroi jetë. I vetëm. Pa kujdesin mjekësor. Pa ndihmë. Pa asnjë njeri pranë në çastet e tij të fundit. Vetëm dy ditë më parë, me nje zë të ulët, ai na tha: “Do vdes këtu.” Lotët e tij i fshimë me duart tona.

Bërtitëm, kërkuam, trokitëm në dyer institucionesh por askush nuk dëgjoi. Dhe siç ai kishte ndjerë ndodhi. Por si ka mundësi të ndodhë kjo? Si mund të lëmë një njeri 51 vjeç, të sëmurë rëndë, të vdesë në qeli nga braktisja? Edhe nëse do të ishte fajtor, edhe nëse do të ishte vërtetë kriminel, minimumi që do të meritonte ishte trajtim human, kujdes mjekësor, dinjitet njerëzor.

E çfarë kërkojmë ne sot? Nuk kërkojmë më shumë sesa atë që çdo njeri meriton: Të kuptohet si ndodhi kjo vdekje. Të mos mbyllet si një statistikë. Të dihet pse një njeri që duhej të ishte në mjekim, përfundoi sot në dhe.

Kërkojmë që kjo histori të mos harrohet. Që institucionet të mos sillen më me shpërfillje ndaj jetëve njerëzore. Që askush të mos kalojë atë që kaloi Besniku. Ne duam drejtësi, jo hakmarrje, por ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga personat përgjegjës, personat që mund të kishin parandaluar vdekjen e Besnikut.

Kjo nuk është vetëm një çështje ligji. Është një çështje humanizmi, ndërgjegjeje dhe dinjiteti.

Ju drejtohemi në emër të jetës që u ndërpre padrejtësisht, në emër të çdo njeriu që mund të ishte në vendin e tij e në emër të atyre që nuk kanë zë, por vetëm një shpirt plot me dhimbje dhe zhgënjim.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
313 burg familja e Besnik Koçiut vdiq 313

Nga e njëjta kategori

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin së bashku për në punë, çfarë deklaroi shoferi i kamionit

më shumë...

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga Kosova, babai, djali dhe nipi humbin jetën

më shumë...

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Shkodër (EMRAT)

më shumë...

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun Etnografik të Durrësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:22

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi,...

1:06

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga...

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

12:10

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës,...

12:05

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në...

11:31

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë,...

11:29

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të...

11:25

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit...

11:14

Korriku rekord në Portin e Durrësit, mbi...

11:13

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes...

11:04

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë...

10:59

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë...

10:57

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime...

10:23

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si...

10:12

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk...

9:59

I dënuar për disa vepra penale, arrestohet...

9:54

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në...

9:47

Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.