Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zarka u dënua përfundimisht me 2.8 vite burg.
Lexo edhe :
Related Posts
Njëkohësisht ish-prokurorit iu hoq e drejta që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë funksione publike.
Magjistrati i cili u arrestua në 29 korrik të një viti më parë, dyshohet se në bashkëpunim ka kryer korrupsion dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme, ku përfshihet edhe Dosja “Toyota Yaris”.
Sipas SPAK ai ka përdorur pushtetin për të ndërhyrë në disa hetime, duke hedhur hije dyshimi edhe mbi gjetjet e dala nga dosjet ku Zarka besohet se ka ndikuar vetë.
Këto dosje lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar dhe të kultivimit të narkotikëve.
Dosja “Toyota Yaris” u denoncua në parlament nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha, që paralajmëroi se në portin e Durrësit do të vinin dy automjete ku ndodheshin 3.4 milionë euro. Dy ditë më pas shuma e madhe u zbulua pikërisht në Port./vizionplus.tv







