Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index nuk e...

“Nder që i shërbeva vendit”, kryeministri i Francës i dorëzon sot dorëheqjen Presidentit! Macron i drejtohet kombit në mbrëmje

5 Dhjetor 10:30

Kryeministri francez Michel Barnier pritet të japë dorëheqjen ditën e sotme, pasi ligjvënësit e ekstremit të djathtë dhe të majtë votuan për rrëzimin e qeverisë së tij, duke e zhytur Francën në krizën e dytë të madhe politike në gjashtë muaj.

Asnjë qeveri franceze nuk e kishte humbur votën e besimit që nga ajo e Georges Pompidou në 1962.

Lexo edhe :

Related Posts

Rrëzohet qeveria e Michel Barnier në Francë

Dorëheqja e Barnier do të mbyllë javë të tëra tensionesh mbi buxhetin, për të cilin Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen tha se ishte shumë i ashpër ndaj njerëzve që punojnë.

The Guardian raporton se Barnier do t’i paraqesë Presidentit Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së tij ditën e sotme, ndërsa Macron do t’i drejtohet kombit të enjten në mbrëmje, tha Elysee.

“Mund t’ju them se do të mbetet një nder për mua që i kam shërbyer me dinjitet Francës dhe francezëve,” tha Barnier në fjalimin e tij të fundit përpara votimit.

Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian dhe duke minuar kapacitetin e vendit për të miratuar ligje dhe për të vënë kontroll mbi deficitin e lartë buxhetor.

Ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë u bashkuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi kundër Kryeministrit Michel Barnier dhe qeverisë së tij. Shumica e ligjvënësve, me 331 vota përkrahën mocionin.

Kjo është hera e parë që nga viti 1962 që një qeveri franceze humb votë-besimin . Kësaj radhe, Presidenti Macron solli krizën duke shpallur zgjedhjet e parakohshme në qershor, të cila rezultuan me një parlament të përçarë.

Me një president me fuqi të zbehur, Franca tani rrezikon që të përmbyllë vitin pa një qeveri të qëndrueshme apo buxhet për vitin 2025, ndonëse Kushtetuta lejon ndërmarrjen e masave të posaçme që do të parandalonin mbylljen e qeverisë, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara.

Trazirat politike në Francë do të dobësojnë edhe më shumë Bashkimin Evropian, i cili po përballet edhe me shpërbërjen e koalicionit qeverisës në Gjermani pak javë para se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

E majta dhe e djathta e skajshme penalizuan Kryeministrin Barnier për shkak se ai zgjodhi të shfrytëzojë fuqitë e posaçme kushtetuese për ta kaluar një buxhet që nuk gëzonte përkrahje dhe që parashihte 60 miliardë euro kursime në përpjekje për të zvogëluar deficitin buxhetor, pa marrë miratimin nga Parlamenti.

Udhëheqësja e së djathës së skajshme, Marine Le Pen deklaroi paraprakisht se rrëzimi i qeverisë ishte “e vetmja rrugë që Kushtetuta na mundëson për t’i mbrojtur francezët nga një buxhet i rrezikshëm, i padrejtë dhe ndëshkues”.

Franca tani përballet me një periudhë paqartësie të thellë politike që tashmë po shqetëson investitorët. Në fillim të kësaj jave, kosto e huamarrjës së Francës tejkaloi për një periudhë të shkurtër atë të Greqisë, e cila përgjithësisht konsiderohet si shumë më e rrezikshme.

Tani i mbetet Presidentit Macron të zgjedhë.

Tre burime i thanë agjencisë Reuters se Presidenti Macron synon të emërojë një kryeministër të ri brenda një kohe të shkurtër. Njëri prej burimeve tha se ai planifikon ta emërojë kryeministrin e ri para ceremonisë për rihapjen e Katedrales së Notre-Damit të shtunën. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të marrë pjesë në atë ceremoni.

Kryeministri i ri do të përballet me të njëjtjat sfida si zoti Barnier për të miratuar ligjet, përfshirë buxhetin e vitit 2025, në një parlament të përçarë. Franca nuk mund të mbajë zgjedhje të reja parlamentare para muajit korrik.

Presidenti Macron mund të kërkojë nga Kryeministri Barnier që të qëndrojë në detyrë derisa të gjejë një kryeministër tjetër i cili do të gëzojë përkrahjen e ligjëvënësve për t’iu hapur rrugë miratimit të ligjeve.

Një qeveri në detyrë mund të propozojë masa të jashtëzakonshme për buxhetin e vitit të ardhshëm apo që përmes kompetencave të veçanta të miratojë projekt-buxhetin për vitin 2025 me dekret – ndonëse juristët thonë se ky proces bart paqartësi ligjore dhe kostoja politike do të jetë e lartë.

Rreziku për Presidentin Macron vjen nga fakti se kundërshtarët e tij mund t’ia hedhin poshtë një pas një të gjithë kandidatët për kryeministër.

Kundërshtarët e tij thonë se mënyra më e duhur për t’i dhënë fund krizës së tejzgjatur politike është që ai të japë dorëheqje, për çfarë ai nuk ka treguar gatishmëri.

Kjo situatë bart rreziqe edhe për zonjën Le Pen, e cila për vite me radhë ka bërë përpjekje që t’i bindë votuesit se partia e saj ofronte një qeveri të qëndrueshme

Përkrahësit e Kryeministrit Barnier dhe partia Bashkimi Kombëtar e zonjës Le Pen, të cilat kanë mbështetur koalicionin e pakicës, fajësojnë njëra tjetrën për krizën./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Francë Kryeministri Macron

Nga e njëjta kategori

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

më shumë...

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga emigrantët për të hyrë ilegalisht në BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

7:37

Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri...

7:09

Tragjedi! Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18...

7:00

Vuçiç kërcënoi Kosovën me devijimin e lumit...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.