Xhamia Mbret në Elbasan është një nga atraksionet turistike që vizitohet nga shumë turist vendas dhe të huaj.

 

Imami Dorian Balliu për Quo Vadis u shpreh se xhamia është ndërtuar në vitin 1492, ndërsa shton se është i vetmi kult fetar që nuk u prish gjatë periudhës së komunizmit.

 

“Kjo xhami, është xhami më e famshme e qytetit të Elbasanit dhe është e vetmja që ka ngelur kaq gjallë në lagjen “Kala”. Është ndërtuar në vitin 1492 nga Sulltan Bajaziti i dytë, dhe është xhami tipike e asaj kohe sepse ka një sallë falje të hapur dhe hajatin jashtë, dhe një tavan të mbështetur në mure dhe ccati që nuk është tipike e xhamive perandorake. Ato ndërtoheshin me kupolë që ishin një imitim i majës së arkitekturës së kohës e Kishës së Sofjes.

 

Të gjitha xhamitë e tjera imitonin në arkitekturë Aja Sofjen ku   bënin një kupolë të madhe, një sallë falje dha hajatin që kombinohej me xhami. Kjo xhami ka pasur ndërhyrje nga brenda, nga jashtë ka ruajtur infrastrukturën. Në komunizëm, kur u shkatërrua feja dhe u prishën kishat e xhamitë, këtë e ruajti si magazinë”, tha Imami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *