Pas ditëve me reshje të dendura shiu në zonat malore, ka nisur dëbora.
Në juglindje, në lartësitë mbi 1200 metra, reshjet e borës kanë përfshirë Majën e Biglës në Dardhë dhe zonën e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia arrin deri në 10 centimetra.
Firmat e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe qarkullueshmërinë e akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës.
Reshje dëbore gjithashtu ka patur edhe në Malin e Thatë dhe Malin e Gramozit
Autoritetet janë në gatishmëri dhe kanë bërë kriposjen e akseve rrugore që të çojnë drejt fshatrave turistike të Dardhës, Boboshticës, Voskopojës e Vithkuqit, por të gjithë ata që do të udhëtojnë në këto destinacione, duhet të pajisen me goma dimërore pasi temperaturat në këto zona shkojnë deri në – 4 gradë Celsius
Në zonën malore të Shkodrës reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar
Ne aksin Boge-Theth trashësia ka kaluar 40 cm dhe po punohet me forca te shtuara per te siguruar qarkullim te pa nderprere.
Dëbora ka zbardhur edhe Steblevë dhe fushëstuden në Librazhd
Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore./vizionplus.tv





