Një furgon me targa angleze është ndaluar në portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne.

 

Nga kontrollet e ushtruara nga policia, në furgon janë zbuluar 8 armë zjarri, tip pistoletë.  Furgoni ka qenë tip Mercedes Benz me targa KS 15 NZN

 

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet.

 

Deri më tani nuk dihet origjina e armëve, ndërsa si destinacion kishin Anglinë.

 

Hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *