Kimisti francez Zhan Pierre Suvazh, amerikani Frezer Stodart dhe holandezi Bernard Feringa, janë fituesit e çmimit “Nobel” në Kimi për zhvillimin e mikro makinerive, ose sic njihen ndryshe, “makinat molekulare”. Ato përdoren si për kurimin e sëmundjeve, ashtu edhe per prodhimin e pajisjeve inteligjente. Komiteti i Nobelit në Suedi vlerësoi punën e tyre të suksesshme për lidhjen e molekulave, për të rigjallëruar qelizat, por edhe shpikjen e “mikro-motorreve” ose mikro çipeve, në përmasë 1 mijë herë më të hollë se një fije floku. Shpikja e tre kimisteve të Universitetit të Strasburgut, Northuestit ne SHBA dhe atij të Groningenit në Holandë, mund të aplikohet në të ardhmen në Mjekesi, për të injektuar kurat vetëm tek qelizat kancerogjene.
Shkencëtarët do të ndajnë mes tyre afro 1 milion dollarë. ‘Nobeli” në Kimi pason çmimin e dhenë në Fizikë dhe Mjekësi, që është fituar respektivisht nga tre shkencëtarë britanikë dhe një japonez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *