Ndahet nga jeta në moshën 77 vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami. Mësohet se Rragami vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të Rragamit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka shkruan se Rragami do të mbahet mend dhe do të kujtohet gjithmonë si një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij kombëtar.

 

“U trishtova pa masë kur mësova pak minuta më parë se Rramazan Rragami është ndarë nga jeta. Rragami do të mbahet mend dhe do të kujtohet gjithmonë si një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran dhe atij kombëtar.

 

Pas një karriere të shkëlqyer si futbollist me Vllazninë ai arriti suksese shumë të madhe si trajner. Historik do të mbetet kontributi i tij në krah të Shyqyri Rrelit në sukseset e Shresave ne 1978 dhe 1981 ku arritën të shpallin Shqipërinë kampione Ballkani.

 

 

Si trajner i parë ai arriti suksesin më të madh në historinë e Shpresave, duke arritur ta dërgojë Shqipërinë në çerekfinalet e Kampionatit Europian.

 

Nē këtë moment të vështirë për familjen e tij dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rragami. Ne do ta kujtojmë dhe do ta nderojmë gjithmonë kontributin që ai ka dhënë për futbollin shqiptar”, shkruan Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *