Ndahet nga jeta presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu. 59-vjecvari nuk mundi ta fitojë dot betejën me COVID-19.

 

Prej tre javesh Hysenbelliu ndodhej i shtruar në një nga spitalet e Turqisë ku po kurohej kundër virusit vdekjepruprës.

 

Pavaresisht se ishte nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, ai nuk e mundi dot sëmundjen.

 

Mesazhe ngushëllimi kanë shprehur drejtues të lartë të politikës, duke vlerësuar te ai qytetarin e angazhuar dhe luftëtarin e medias së lirë.

 

Presidenti Ilir Meta u shpreh i tronditur nga lajmi për vdekjen e parakohshme të Hysenbelliut.

 

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze. Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.”

 

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha tha se ai ishte një njeri kurajoz dhe i sinqertë.

“Jam i hidhëruar nga lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit “Fax News”. Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës.”

 

Edhe stafi i “Vizion Plus” i shpreh ngushëllime familjes Hysenbelliu për këtë ikje të parakohshme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *