Subscribe

Viti i Ri do t’i gjejë 500 familje në Laç, të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më parë, në një strehë të re. Kryeministri Edi Rama iu dorëzoi çelësat e apartamenteve në kompleksin e ri të banimit, të ndërtuar me financim nga qeveria turke.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Kam dy vjet që pres këtë moment se këtu ka qenë një nga pikët më të nxehta të plagës së madhe që hapi tërmeti dhe një nga punët më gtë mëdha që duheshin bërë, punë që në një mënyrë shembullore i shpreh ky kompleks i mrekullueshëm.”

 

Turqia investoi 42 milionë euro në ngritjen e ndërtesave disakatëshe për një pjesë të konsiderueshme të banorëve që mbetën të pastrehë pas tërmetit dhe Rama nuk la pa falenderuar për këtë presidentin turk, Erdogan.

 

“Ia di mikut tim që kur disave ju del në FB bëjnë lloj-lloj komentesh të padenja, por u gjend si të ishte këtu, i lindur dhe i rritur këtu. Si të kishte njerëzit e vet këtu, duke vënë në dipozicion menjëherë gjithçka, edhe princi i kurorës i Emirateve të Bashkuara. Këto dy janë forcat e miqësisë dhe solidaritetit që kemi apsur në krahë për banesa e apartamente.”

 

Në momentin që i pari i familjes merr çelësat e hyrjes në dorë, ai quhet pronari legjitim i asaj banese dhe ka të drejtë të shesë apo japë me qira.

 

“Ju këto shtëpi do t’i keni falas, me dokumente pronësie, si çdo pronar i ligjshëm.”

 

Kryeministri nënvizoi edhe skepticizmin që e shoqëroi procesin e rindërtimit apo aludimet se shtëpitë e reja do të ndaheshin vetëm për socialistët.

 

“Ngrini dy gishta se më ka marrë malli dhe nuk po i shoh askund, rindërtimi nuk është bërë për socialistët, por për të gjithë familjet shqiptare, socialistë e demokratë. Si për ata që kanë dëshirë të bëjnë fotografi më mua kur vij këtu, ose ata që ma lexojnë libvrin e shpis pas krahëve kur iki nga këtu.”

 

Edi Rama u zotua se puna për Laçin nuk mbaron këtu, por projektet infrastrukturore do të vijojnë për të shfrytëzuar turizmin fetar që bëhet në zonë, falë Kishës së Shën Nout.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *