Subscribe

122 familje në Bubq kanë marrë këtë të mërkurë çelësat e shtëpive të tyre të rindërtuara pas tërmetit të nëntorit 2019.

 

Gjatë ceremonise, kryeministri Edi Rama, tha se ky proces, ndonëse ka hasur në vështirësi, po ndodh brenda një kohe shumë të shkurtër, ndersa ironizoi edhe opoziten.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

Por duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundi, kujdes bravat, ruajuni nga ndërrimi i bravave nga bllokimi i bravave. Kujdes nga çelësat që të ngelen në derë. Unë ju uroj shëndet dhe ky nuk është program për socialistët , por për shqiptarët dhe shqiptarët janë njësoj kur bëhet fjalë për shërbimet. Dhe sa na takon ne të gjitha bravat janë të sigurta.  Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist.”

 

Edi Rama njoftoi dhe nisjen e një reforme të re strehimi. Ai tha se objektivi është që brenda pak vitesh të strehohen të gjitha familjet në nevojë, por edhe çiftet e reja.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Nga kjo ne po përgatitemi për një reformë për strehimin. Me një program të ri për strehimin, me fondin kombëtar të zhvillimit ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera që nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi të re dhe t’ju japim mundësi shumë shqiptarëve pavarësisht bindjeve të kenë një strehë të re. Nuk kanë mbaruar të metat e këtij procesi as sot por ne jemi në gjendje të. Ne do të fillojmë projektet e strehimit për njerëzit që kanë nevojë për shtëpi, qoftë për shtresat e varfra pa dallim majtas djathtas apo dhe për çiftet e reja.”

 

Kreu i qeverise u premtoi banorëve se procesi i rindërtimit do të vijojë jo vetëm me banesat individuale dhe pallatet, por dhe me institucionet arsimore deri në rimëkëmbjen e plotë të gjithë zonave të dëmtuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *