Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se forcat e NATO-s po përgatiten për të goditur territorin rus ndërsa ka paralajmëruar se kjo mund të cojë deri në përdorimin e armëve bërthamore.

Gjatë adresimit vjetor për popullin, Putin shtoi se Rusia duhet të forcojë krahun perëndimor të ushtrisë, pasi Finlanda dhe Suedia janë anëtaret më të reja të aleancës.

Lexo edhe :

Related Posts

 “Forcat e NATO-s po përgatiten të godasin territorin tonë duke përdorur forcat më efektive për ta bërë këtë. Fati i cdo vendi që sulmon Rusinë do të ishte shumë më tragjik se çdo gjë që mund të përballet Rusia. Ata duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë, armë që mund t’i mposhtin ata në territorin e tyre. Një veprim i tillë mund të shkaktojë përdorimin e armëve bërthamore. A nuk e kuptojnë ata këtë?”,  deklaroi Putin.

Presidenti rus theksoi gjithashtu rëndësinë e lidhjeve të forta me vendet arabe dhe Amerikën Latine ndërsa tha se Perëndimi ka për qëllim shkatërrimin e Rusisë.

“I ashtuquajturi Perëndim me tendencat e tij kaq kolonialiste po përpiqet jo vetëm të frenojë zhvillimin tonë, por ata synojnë të na shkatërrojnë dhe të përdorin hapësirën tonë për çfarëdo qëllimi të tyre, përfshirë Ukrainën. Ata janë absolutisht të vendosur të krijojnë ndarje mes nesh dhe të na dobësojnë”, tha presidenti rus.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë mohuan gjatë kësaj jave planet për të dërguar trupa tokësore në Ukrainë, pasi Franca aludoi për një mundësi të tillë.

Fjalimi i putin vjen vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale Ruse, ku ai pritet të fitojë një tjetër mandat 6 vjeçar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *