Zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet i pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare për investimin që Aleanca e NATO-s do të realizojë në vendin tonë për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë, tha se e NATO i është mirënjohëse Shqipërisë.

 

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshi misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu i jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshi kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake. Shqipëria luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakun. Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Vendi juaj është një avokat i fortë I politikës së dyerve te hapura të NATOs dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike.”

 

Piers Cazalet shtoi se  investimi që Aleanca e NATO-s do të realizojë në vendin tonë për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë, kap vlerën e 51 milionë eurove.

 

“NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshi depot e karburantit. Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *