Subscribe

E enjtja solli natën e dytë të spektaklit të talenteve “Gjeniu i Madh” në ekranin e Vizion Plus.

 

Këngët më të njohura u interpretuan nga pesë konkurrentët e radhës, të cilët u prezantuan përpara jurisë dhe publikut.

 

Ndonëse me profesione të ndryshme si ekonomiste, kuzhiniere apo dhe mjek kjo nuk i pengon aspak konkurrentët e këtij edicioni të parë të ndjekin ëndrrën e tyre për t’u bërë pjesë e skenës së Gjeniut.

 

Ndërsa pesë konkurrentë të tjerë presin të interpretojnë të enjten e ardhshme, për të plotësuar prezantimin e 15 pjesëmarrësve.

 

Me një formulë të thjeshtë eliminimi, çdo mbrëmje dy konkurrentët të cilët nuk do të shpëtohen nga votimi i jurisë do të konkurrojnë përballë njëri-tjetrit, ku vetëm një do të ketë mundësi të prek finalen.

 

Talentet e “Gjeniut të Madh” ju lënë sërish takim të enjten e ardhshme për t’ju dhuruar emocione e plot surpriza, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *