Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Nard Ndoka: Listat e hapura janë avantazh për partitë e vogla, tek PD-LSI krijojnë xhelozi

8 Shtator 19:30

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, që është edhe aleat i PD, mendon se listat e hapura të kandidatëve për zgjedhjet janë në favor të partive të vogla. Duke folur nga studioja e lajmeve të “Vizion Plus”, Ndoka deklaroi se partitë që dëmtohen në këtë rast janë PD dhe LSI.

 

“Partitë e vogla nuk rrezikohen nga listat e hapura, ky është një avantazh. Neve na interesojnë. Kjo u shërben partive të treta politike. Është shumë e rëndësishme për PDK që ne të kemi një listë të hapur ku të futen edhe emra të rinj që e shohin politikën si një mundësi kontributi. Por dëmton partitë kryesore, edhe PD, edhe LSI. Krijohen xhelozi, përplasje. Do të kemi një produkt befasues. Ndoshta ikëm nga shiu dhe do të përfundojmë në breshër, Askush nuk e di se cila do të jetë përbërja e Parlamentit vitin e ardhshëm.”

 

Teksa nga zgjedhjet parlamentare të 2021 na ndajnë edhe shtatë muaj, Ndoka tha për “Vizion Plus” se në kampin opozitar po bëhen përgatitje. Ai u shpreh se po diskutohet për mundësitë e koalicioneve.

 

“Ne dëshirojmë që të kemi një përmbyllje totale të Kodit Zgjedhor, pra të përshtaten edhe ato ndryshime që kanë kaluar në Kuvendin e Shqipërisë. Të ketë një qasje përfundimtare edhe nga ana e mazhorancës. Opozita e ka agjendën e vet, formën dhe mënyrën sesi do të organizohet sesi do të ketë një koalicion si opozitë e bashkuar. Ka një ndryshim edhe me 2017 sepse atëherë pati një marrëveshje, nuk pati koalicione dhe u detyruam të gjithë së bashku të kandidonim nën siglën e PD. Është krejt normale që çdo parti politike të ketë kandidatët e vetë në të gjithë Shqipërinë. PDK është në hapat e fundit të plotësimit të listës së kandidatëve që do të jenë përfaqësues të PDK. Pastaj do të ketë një marrëveshje me PD se cili do të jetë variant përfundimtar Ne u qëndrojmë koalicioneve klasike.”

 

Nard Ndoka theksoi se opozita, në çdo formë, nuk ka frikë të përballet me mazhorancën, të cilën e konsideron të shkërmoqur.

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
koalicionet Listat e hapura Nard Ndoka Vizion Plus zgjedhjet

Nga e njëjta kategori

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

më shumë...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua me një plumb, detaje nga vrasja në Vorë

më shumë...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat

më shumë...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

8:50

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit,...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

8:22

Horoskopi, 12 korrik 2026, çfarë kanë parashikuar...

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.