Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 February 2026
Vizion fokus

Rubio: Evropa duhet të mbijetojë. Sekretari Amerikan i Shtetit...

Lirohen 14 protestuesit e PD, Prokuroria kërkoi masa më...

Projekti TID në Durrës/ Rama flet pas takimit me...

Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që...

Banorët që preken nga projekti TID protestë, pritet takim...

Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë

Sonte nuk ka Shën Valentin, në Tring Sport është...

18-vjeçarja me plumb në gjoks, familja Gjuta pastroi gjakun!...

Aksident tragjik në Greqi/ Automjeti me 3 të mitur...

Macron: Në rast paqeje në Ukrainë, Evropa duhet të...

Nano porosi policisë në Durrës e Tiranë: Duhet me çdo kusht të parandalojmë dhe të reagojmë fort kur ndodh një ngjarje

27 Janar 21:23

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave të Policisë që operojnë në qarqet Durrës dhe Tiranë.

 

Drejtor Nano, pasi ka vlerësuar angazhimin e strukturave gjatë vitit 2021 dhe rezultatet e arritura nga ana e tyre, është ndalur edhe në problematikën dhe sfidat për vitin 2022.

 

“Parandalimi i krimeve të rënda është indikatori matës për sigurinë e qytetarëve. Ky indikator nuk ka qenë në favorin tonë gjatë vitit 2021, ndaj kërkoj nga të gjitha strukturat, angazhim maksimal, si nga ato të burimeve njerëzore, ashtu edhe ato inteligjente dhe teknologjia që keni në dispozicion. Duhet me çdo kusht të parandalojmë dhe të reagojmë fort kur ndodh një ngjarje. Të koordinojmë veprimet me të gjitha agjencitë ligjzbatuese, por të mos nënvlerësojmë informacionin e qytetarëve, se është shumë thelbësor, me qëllim që të zbardhen ngjarjet në kohë dhe ato të ndodhura më parë.

 

Të punohet për të marrë informacion për vendndodhjen e personave në kërkim, të atyre që kanë tendencë të mbajnë armë zjarri në banesë e më
keq akoma që qarkullojnë me armë zjarri dhe të organizohen shërbimet për kapjen e tyre. Me jepni objekt konkret dhe keni gjithë mbështetjen time, do t’ju vë në dispozicion Forcat Operacionale, FNSH e RENEA, por me objekt konkret.

 

Të parandalohet me çdo kusht kultivimi i bimëve narkotike. Nuk do toleroj askënd, por askënd, cilido qoftë, që do implikohet dhe do bëhet palë me ata që tentojnë të kultivojnë. Nuk do mundet askush që të njollosë figurën time dhe as të Policisë së Shtetit. Përfitoj nga rasti që kam prefektin këtu, që t’i kërkoj mbështetjen e tij dhe të institucionit që drejton, që bashkërisht të punojmë për ta parandaluar kultivimin e kanabisit.

 

Njëkohësisht kërkoj nga ju që të evidentoni dhe godisni grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike kanabis dhe drogave të forta. Përgjegjësia është e përbashkët, që nga Policia vendore deri te ajo Kufitare, për rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndaj bashkëpunoni duke shkëmbyer informacion edhe me SHÇBA-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, zhvilloni operacione të përbashkëta, për të krijuar një terren të pafavorshëm për ata që merren me veprimtari kriminale.

 

Reagimi juaj për ngjarje që cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve apo kur qytetarët kanë nevojë për ndihmën e Policisë është një tjetër indikator që shërben në rritjen e besimit të qytetarëve te Policia. Policia duhet të jetë shembull, Polici me autoritet dhe autoriteti fitohet me punë, ndershmëri e përkushtim”.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Durrës gledis nano ngjarje police Porosi Tirane

Nga e njëjta kategori

Një dashuri e pashuar 40-vjeçare, historia e artistëve Dhimitër dhe Fatbardha Topuzi në Elbasan

më shumë...

Projekti TID në Durrës/ Rama flet pas takimit me qytetarët: Do të rivlerësojmë banesat! Kush krijon probleme, i shkon pas 80-vjeçarit të rrjedhur

më shumë...

EMRI/ Ekzekutohet me armë 25-vjeçari shqiptar në Itali, mori tre plumba në qafë

më shumë...

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan dhe vajzën, u vetëplagos me thikë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

2:00

Rubio: Evropa duhet të mbijetojë. Sekretari Amerikan...

1:46

Një dashuri e pashuar 40-vjeçare, historia e...

1:28

Lirohen 14 protestuesit e PD, Prokuroria kërkoi...

1:25

Projekti TID në Durrës/ Rama flet pas...

12:23

Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e...

12:03

EMRI/ Ekzekutohet me armë 25-vjeçari shqiptar në...

11:35

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan dhe...

11:21

Banorët që preken nga projekti TID protestë,...

11:13

Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë...

10:56

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me...

10:35

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu...

10:28

Sonte nuk ka Shën Valentin, në Tring...

10:12

I dehur dhe i armatosur, arrestohet 46-vjeçari...

9:55

18-vjeçarja me plumb në gjoks, familja Gjuta...

9:37

Ngjarja në një hotel në Sauk! Flet...

9:27

A e dinit? Historia tragjike që fshihet...

8:51

Sot dita e të dashuruarve, si lindi...

8:45

Parashikimi i motit për këtë të shtunë,...

8:33

Vetëplagoset 18-vjeçarja me armë zjarri, arrestohen 2...

8:22

“Në dashuri duhet të jeni të ndershëm”,...

Më të klikuarat

  • “Rushan Selko babai i fëmijës së 12-vjeçares që p*rdhu...
  • Vetëplagoset 18-vjeçarja me armë zjarri, arrestohen 2 person...
  • Alesia Balliu: Nëse unë fitoj në muaj 4 mijë euro, padiskuti...
  • Engjëll Agaçi largohet nga posti i Skekretarit të Përgjithsh...
  • Dënohen me 11 vite burg katër të rinjtë shqiptarë në Britani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.