Një operacion I rëndësishëm policor I koduar “Kalaja’ është zhvilluar nga blutë e Beratit ku janë sekuestruar sasi e konsiderueshme heroine dhe kanabisi por edhe arsenal armësh.

 

Pas kontrollit në banesën e shtetasit Landi Bixheku 47 vjec në lagjen “13 Shtatori” u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Një operacion i ndërmarrë nga Policia e Beratit i koduar “Kalaja” ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 400 kg kanabis, 2.5 kg heroinë dhe një arsenal armësh në banesën e një shtetasi. Aksioni i policisë është ndërmarrë në lagjen “13 shtatori” në banesën e Landi Bixhekut, 47-vjeç i cili konsiderohet si posedues i lëndëve narkotike dhe armëve si një arkë me 75 granata ofensive dhe difensive.

Policia po punon për kapjen e 47-vjeçarit ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *