Ka patur sërish tension mes protestuesve dhe policisë te sheshi “Willson”. Pjesë e incidentit janë bërë edhe deputetët e PD të pranishëm në protestë.
Gjatë ndërhyrjes së autobotit të ujit, deputeti Bledion Nallbati ka tentuar të ndalë me trup mjetin. Është dashur ndërhyrja e policisë që deputeti Nallbanti dhe protestuesit të lirojnë rrugën.
Në një moment Nallbati ka fyer dhe kërcënuar një punonjës policie i cili ka hedhur spraj për ta larguar nga autoboti.
“Mbaje mend, do takohemi mbrapa”, i drejtohet Nallbati punonjësit të policisë ndërsa përdor edhe fjalë fyese.





