Subscribe

Vrasja e Liridona Ademajt pak muaj më parë tronditi Kosovën, teksa ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur plotësisht.

I arretsuar në lidhje me krimin është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se pagoi për vrasjen e Liridonës.

Lexo edhe :

Related Posts

Pas hekurave janë po ashtu Granit Plava, i cili dyshohet se kreu vrasjen, dhe kushëriri i Murselit, Kushtrim Kokalla.

Së fundi janë publikuar edhe dëshmitë e fundit të Naim Murselit para hetuesve, i cili ka mohuar të jetë përfshirë në vrasjen e Liridonës.

Gazetari Vehar Isufi ka bërë me dije në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht, me përfshirjen e disa shteteve.

“Edhe publikimi i këtyre deklaratave është duke na treguar se hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht. Në hetime janë përfshirë edhe SHBAS dhe shteti i Suedisë”, tha Isufi.

Ai komentoi edhe detajet e publikuara së fundi, në të cilat bëhej me dije se natën e vrasjes Murseli dhe Plava e kanë kaluar në një diskotekë.

“Në fakt në deklaratën që e kishte dhënë në polici, në natën që ka ndodhur rasti ata kanë qenë në një diskotekë dhe atje kanë kaluar natën dhe ka provuar atë pandjesinë që e kanë bërë krimin”, u shpreh gazetari.

Isufi tregoi gjithashtu se ka pasur komunikim me vëllanë e Liridonës dhe ai nuk është mikpritës ndaj publikimit të deklaratave, pasi do që çështja të mbetet në dorën e drejtësisë.

“Unë kam pasur një komunikim me vëllanë e Liridonës. I njëjti ka reaguar pas këtyre këto informacioneve që kanë dalë, ai nuk ka qenë shumë mikëpritës ndaj publikimit të këtyre hetimeve sepse thotë që duhet lënë në dorën e drejtësisë”, tha Isufi.

“Mund të ketë edhe ndryshim të deklaratave të të dyshuarve sepse rasti është duke u hetuar në vazhdimësi, mund të ketë persona të tjerë që mund të intervistohen nga ana e drejtësisë. Kemi një interesim të madh të familjarëver që kanë një komuinikim të vazhdueshëm me prokuroren e rastit”, u shpreh Isufi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *