Subscribe

“Poshtë Mashtruesit”. Me këto thirrje naftëtarët e rafinerisë së Ballshit protestuan sërish këtë të hënë. Dhjetëra punonjës u mblodhën përpara uzinës për të kërkuar pagat e prapambetura.

Por situata agravoi pasi përpara rafinerisë, punonjësit nuk  gjetën sipërmarrësit për të biseduar, por efektivet e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të cilët penguan hyrjen e tyre në uzinë.

Tensionet dhe përplasjet në protestë ishin të shpeshta madje efektivët e policisë  përdorën spraj  për të larguar naftëtarët.

Si pasojë dy protestues humbën ndjenjat, dhe u dërguan ne spital për të marrë ndihem e pare.

Kryetari i sindikatës Sokol Datuaj paralajmëroi se uzina rrezikon të shpërthejë nëse specialistët nuk kthehen për të mirëmbajtur pajisjet.

 

SOKOL DAUTAJ

KRYETAR I SINDIKATES SE NAFTETAREVE

“Unë diçka e them me bindje, ata kanë dy rrugë dhe duhet t’i zbatojnë një orë e më parë ose të na japin të gjithë detyrimet që thotë ligji dhe të mbyllin rafinerinë, ose të hapet rruga se jemi në kontratë dhe të shkojmë tek vendi i punës. Këta nuk e kanë idenë çfarë do të thotë mosshërbesh në pajisjet teknologjike. Nuk uroj të ndodhin shpërthime si në Bejrut nuk e urojmë, por nëse nuk i shërbejmë ato do njohin vetvetiu.”

 

Punëtorët e uzinës iu drejtuan qeverisë për të gjetur një zgjidhje.

 

Protestuesit

“Të gjithë punëtoret e rafinerisë po bëjnë 11 muaj pa punë. Vër dorë sepse jemi në pikë të hallit dhe zgjidhi hallin e këtyre punëtoreve.”

 

Naftëtarët e bënë të qartë se nuk do të tërhiqen deri sa kompania të shlyejë detyrimet ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *