Një litër naftë do të kushtojë 6 lekë më lirë, nga pasditja e kësaj të marte.
Sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, litri i naftës do të tregtohet për 200 lekë/litër, nga 206 që ishte, për shkak të rënies që ka pësuar çmimi i arit të zi në bursën e Mesdheut platts.
Benzina nga ana tjetër do të blihet në pikat e karburanteve për 190 lekë/litri, duke pësuar kështu rënie të çmimit me vetëm 1 lekë/litër.
Sa i takon gazit, çmimi i tij mbetet e i pandryshuar dhe në të gjitha pikat ai nuk duhet të shitet më shtrenjtë se 69 lekë/litër.