Subscribe

Shtrenjtimi i karburantit, ka bërë që shërbimi taksi në të gjithë vendin të rritë çmimet.

 

Ilir Borova, prej 27 vitesh ushtron profesionin e taksistit në qytetin e Korçës. Ai tregon se qytetarët po i largohen gjithmonë e më shumë këtij shërbimi pas krizës së rritjes së çmimeve që ka përfshirë vendin.

 

Për të mos humbur klientelën, Borova thotë se të gjithë taksistët kanë vendosur që brenda qytetit të Korçës të mbajnë një çmim tavan prej 250 lekësh dhe të mos e përdorin taksimetrin pasi qytetarët nuk i mbulojnë dot kostot.

 

ILIR BOROVA – TAKSIST
Me taksimeter, nese do te flasim per distanca qe jane me te largeta ne qytet mund te then qe nje sherbim kushton 370-400 leke. 280 leke. Ndersa ne kemi vendosur nje cmim tavan. Puna ka rene sepse eshte krize e pergjithshme por shumica e njerezve jabe papune. Pensionet te gjitha jane te uleta. Njerezit mendojne shume para se te hipin ne taksi

 

Edhe në Durrës taksistët pohojnë se rastet kur qytetarët marrin taksi janë pakësuar pasi çmimet janë rritur. Kjo për shkak të karburantit.

 

“Nuk hipen kush. Jemi drejt falimentimit.

Jane ngrejt. Ku ka pune.

Po si nuk ndikon. Cdo gje. Ku ka kliente. Kam qe ne oren 7 dhe skam bere asnje rruge.

Ndikon jashte mase shume cmiminkarburantit. Pune nuk ka. Cmimet po ngrien. Ka qene 400 mine deri tek spitali eshte bere 500. Reagon klient.” tha një tjetër taksist.

 

E njëjta situatë është dhe në qytete të tjera të vendit. Veç taksive, rritje të tarifave të shërbimit kanë pësuar edhe linjat e shërbimit urban qytetas dhe ndërqytetës si dhe ato ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *