Subscribe

Askush nuk e kishte menduar se do vinte një kohë kur ata që prodhojnë naftë do të ishin më në hall se ata që tregtojnë.

Rekordi i ri që u arrit në shtetet e bashkuara ku cmimi për fuci arriti në minus është efekt i kërkesës thuajse shteruese të ekonomisë në mbarë botën, por paralelisht  nuk ka ende një një marrëveshje të dakordësuar mes vendeve prodhuese.

Është e palogjikshme që ky cmim arriti në minus, arsyet pse lidhen me vendet  prodhuese të cilat ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për të ulur prodhimin, përballë një kërkesë e cila është reduktuar në makismumin e mundshëm. Pra kompanitë prodhuese po paguajnë kompanitë depozituese që të marrin naftën e mbetur stok. Do të jetë një situatë e përkohshme sepse është jashtë llogjikës së tregut”, shprehet Arben Malaj, ish ministër i Financave.    

Por sapo rreziku shëndetësor të ulet nga virusi, ekonomia pritet të rigjallërohet, ndaj në muajt në vijim na prêt një rritje e cmimeve të karburanteve

Por shqiptarët janë të vetmit konsumatorë që nuk i kane thuajse aspak efektet e kësaj anomalie në tregun botëror. Cmimet në tregun vendas janë ulur në nivele qesharake.

Kompanitë e mëdha rriten duke respektuar konsumatorin dhe jo duke e anashkaluar atë. Duhet një transparencë më e madhe si nga autoritetet, ashtu edhe nga kompanitë që meren më tregtimin e naftës.

Që nga koha kur u shfaq pandemia cmimi i hidrokarbureve në vendin tonë është ulur me 10 deri në 15 lekë për litër. Ndërkohë eskpetët e fushës thonë se me cmimet me të cilat tregtohet ky produkt në bursa, një litër naftë duhet të ishte të paktën 120 lekë për litër.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *